Ancelotti: El Clasico nesër do të jetë ndryshe nga ajo e fundit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, përpara “El Clasicos” që do të luhet nesër, ka treguar pritshmëritë e tij nga Barcelona.

Ai tha se ndeshja e nesërme do të jetë krjet ndryshe nga “El Clasico” e fundit në të cilën Reali pësoi humbje të thellë me rezultat 4-0.

“Ne përgatitemi për këtë ndeshje ashtu si për çdo tjetër, por ne e dimë rëndësinë që ka kjo ndeshje për të gjithë dhe për tifozët. Duhet ta fusim këtu edhe aspektin emocional, me presion dhe plot nerva. Lojtarët e mi e njohin këtë kundërshtarë shumë mirë dhe unë nuk mendoj se rezultati i vitit të kaluar do të ketë ndikim në ndeshjen e nesërme. Është një vit i ri”, u shpreh Ancelotti, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i madrilenëve tha se rezultati i Barcelonës në Champions League nuk do të ketë impakt në ndeshjen e nesërme.

“Barcelonës po i shkon tejet mirë në La Liga, duke fituar çdo ndeshje pasi barazoi në ndeshjen e parë. Është vetëm Liga e Kampionëve ku ata kanë pasur probleme, dhe ju mund të keni probleme në atë garë”.

“Unë mendoj se luajtëm ndryshe kundër Interit. Por, Interi ishte i guximshëm dhe nuk u dorëzua kurrë. Ata ishin shumë të rrezikshëm. Por, unë nuk mendoj se ka diçka nga ajo ndeshje që mund të na ndihmojë neve nesër. Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e ndryshme”, tha Ancelotti, përcjell Klankosova.tv.

Ancelotti e konfirmoi se nesër Reali do të jetë pa portierin numër një, Thibaut Courtois, kurse mbrojtësi Antonio Rudiger është duke u rikuperuar mirë nga lëndimi në fytyrë, edhe pse tani duhet të vesh një maskë mbrojtëse në fytyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button