Trashëgimia shqiptare në harresë, historianët fajësojnë politikanët

Në zonat arkeologjike të Strugës që gjenden në rajonet e banuara me shqiptarë shumë pak ose aspak nuk investohet, reagojnë historianët shqiptarë, njofton Alsat-M.

Sipas, Nebi Dervishit këto zona janë lënë pas dore nga shteti, edhe pse ato mund të jenë vende tërheqëse për turistët. Me këtë sipas Dervishit mohohet trashëgimia kulturore shqiptare.

Profesor Dervishi thotë se politikanët shqiptarë duhet më shumë të interesohen për trashëgiminë kulturore.

Drejtori i muzeut në Strugë thotë se megjithëse për bazilikën në Ladorishtë kanë pasur një projekt të miratuar por për shkak të problemeve teknike nuk është arritur të realizohet duke pranuar faktin se ky lokalitet është lënë pas dore.

“Nuk janë sqaruar disa çështja trashëguese. Vendi është i dy pronarëve. Një pjesë i është lënë muzeut, dhe pjesa tjetër është në pronësi private dhe kemi pengesa nga pronari për të punuar në atë pjesë. Ishte planifikuar të ndërtohen muret mbështetëse dhe të përforcohen. Mozaiku është në gjendje të mirë dhe i mbuluar me rërë, por si lokalitet është i lënë pas dore. Vërejtja se nuk punohet për shkak të disa arsyeve etike nuk mban”, tha Nikola Evrov, Drejtor i Muzeut në Strugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button