Seanca të pesë komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, për arsim, shkencës dhe sport, për financim dhe buxhet, për mbikëqyrje ndaj punës së DSK-s dhe Agjencisë për zbulim dhe Komisioni ligjdhënës juridik, njofton Alsat M.

Në rend dite të Komisionit kuvendor për çështje ekonomike është Shqyrtimi i raportit të Komisionit ligjdhënës-juridik për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për automjete në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport do të debatojnë për Vendimin statutor për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Universitetit Shtetëror të Tetovës (faza e parë).
Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim-Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për kryerje të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Komisioni për mbikëqyrje ndaj punës së DSK-së dhe Agjencisë për zbulim do t’i shqyrtojë Raportin vjetor për punën e Agjencisë për zbulim në vitin 2014, raportin për punën e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim në vitin 2014 dhe Programin për punën e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim për vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button