Inter, Moratti i shet aksionet një arabi?

Massimo Moratti kërkon të shkëputet plotësisht nga Interi ku ka në zotërim edhe 29.45 % të aksioneve.

Pas shitjes së pjesës më të madhe të kuotave zikaltër që tashmë janë në duart e Erik Thohir, ish presidenti do të shkëputet përfundimisht nga shoqëria që bleu rreth dy dekada më parë. Në dritare qëndrojnë disa shoqëri të interesuara me arabët në avantazh.

Disa të dërguar nga një kompani ende e panjohur nga Lindja e Mesme kanë mbërritur në Milano ku synojnë të mbyllin marrëveshjen, por nuk përjashtohet edhe një ofertë e mundshme nga ana e Thohir, i cili mund të përvetësojë gjithë aksionet e shoqërisë zikaltër për të marrë kontrollin e plotë.

Vullneti i Morattit është shkëputja e të gjitha fijeve që e lidhin me Interin dhe sipas gazetës “La Repubblica”, ai dëshiron të mbajë në formë simbolike vetëm 2 ose 3 % të aksioneve. Kontaktet e para me arabët kanë nisur sepse oferta zyrtare për sponsorizimin e fanellave është konkrete. Kontrata me Pirellin përfundon sezonin e ardhshëm dhe në këtë mënyrë, zikaltërit mund të nisin një cikël të ri edhe në imazh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button