Ismaili, Agushi dhe Ibishi me Maqedoninë kundër Spanjës

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll në sallë, (Futsall), ka bërë grumbullimin e saj për dy ndeshje kontrolluese kundër Spanjës. Në mesin e të ftuarve bëjnë pjesë edhe tre futbollistë shqiptarë, dy lojtarë të ekipit kampion Zhelezarec Taulan Ismaili dhe Ferid Agushi, ndërsa me ta është edhe futbollisti i Juventus Serava, Orhan Ibishi.

Ndeshjet kontrolluese do të luhen në Madrid, ndërsa udhëtimi i futbollistëve do të jetë të hënën. Këto kontrolluese janë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botërorë që do të mbahet në Kolumbi. Ndeshjet do të luhen në dhjetor në Itali, ndërsa në grup së bashku me Maqedoninë përveç nikoqirit janë edhe Sllovakia dhe një reprezentacion kualifikues.

“Pa dyshim se kjo është një tjetër e arritur e imja dhe shokëve të mi në futboll, duke vazhduar të jemi pjesë e reprezentacionit. Mendoj se do të kemi paraqitje të mirë kundër Spanjës, edhe pse për faktin që është miqësore ne dëshirojmë të tregojmë kualitete para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin në Kolumbi, ku na presin duele të vështira me Italinë dhe Sllovakinë”, ka thënë Ismaili para nisjes për në Madrid.

Maqedonia deri më tani ka luajtur në turne kualifikues ndaj Spanjës në Shkup për kualifikim në evropian, ku kishte pësuar disfatë me rezultat 7:1. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button