Raul i thotë lamtumirë karrierës së tij si futbollist

Futbollisti legjendar i kombëtares së Spanjës dhe Real Madrid-it 38 vjeçari Raul Gonzales i cili kohëve të fundit ka luajtur për New York Cosmos, deklaroi se muajin ardhshëm pasi të mbarojë Liga e Futbollit në SHBA do të përfundojë karrierën e tij profesionale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e shpallur në web faqen e klubit, Raul ka theksuar se dëshiron të bëhet kampion me New York Cosmos në ligën e SHBA-ve dhe se muajin e ardhshëm pasi të mbarojë liga do ti thotë lamtumirë futbollit profesional.

“Nuk ishte vendim i lehtë por ishte në kohën e duhur. Tashmë po përpiqem të kontribuoj që Cosmos të jetë kampion. Dua ti falënderoj të gjithë të cilët më ndihmuan gjatë karrierës time sportive. Veçanërisht tifozëve të Cosmos-it të cilët demonstruan dashurinë e tyre dhe më mbështetën nga dita që u bëra pjesë e New York-ut”, ka thënë Raul.

Raul i cili është edukuar në akademinë e të rinjve të Real Madrid-it, për herë të parë në sezonin 1994-1995 luajti në La Liga deri më vitin 2010. Raul i cili e pa se me ardhjen Jose Mourinho-s në ekip iu zvogëluan mundësitë të luajë u transferua në ekipin Schalke 04 të Gjermanisë ku luajti 2 sezone në Bundesligë. Më pas luajti dy vjite në ligën e Katar-it për ekipin El-Sadd dhe më në fund vitin e kaluar u transferua në New York Cosmos të SHBA-ve.

Në karrierën e tij futbollistike tregoi suksese duke fituar trofe në çdo ekip që ka luajtur. Raul brenda 21 viteve fitoi; 6 herë La Liga, 1 herë në Ligën e Katarit, 3 herë në Ligën e kampionëve, 2 kupa ndërkontinentale, 4 super kupa të Spanjës, 1 kupë të Gjermanisë dhe 1 Kupë të Emir-it.

Raul në 741 ndeshje për Real Madrid-in shënoi 323 gola, kurse për kombëtaren e Spanjës në 102 ndeshje ka shënuar 40 gola. Cristiano Ronaldo i cili e theu rekordin e tij, Raul tashmë është golashënuesi më i mirë i dytë i Real Madrid-it, ndërsa në Kombëtaren e Spanjës me 44 gola është golashënuesi më i mirë i dytë pas David Villa-s (59).

Rauli i cili në karrierën e tij arriti sukseset më të mëdha në Real Madrid ku luajti 15 vjet u tregua si një ndër legjendat e ekipit dhe në të ardhmen ka gjasa të mëdha që të marrë pjesë në stafin menaxherial apo teknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button