Ky është modeli i ri special Audi A5 (Foto)

Audi ka zbuluar një version të kufizuar të modelit A5 Coupe, të quajtur ‘DTM Selection’.

2015-AudiA5DTM-01

Versioni i ri Audi A5 DTM do të ketë një motor 3.0 TDI me shtatë shpejtësi S-Tronic, që prodhon 245 kuaj-fuqi dhe 580Nm. Këto specifika të motorit do ta lejojnë veturën që të kapë 100kmh në vetëm 5.9 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 250kmh.

Static photo, Colour: Misano Red

Pamja e jashtme e veturës të lë gojëhapur, për shkak të ngjyrës së kualitetit të lartë, grilave të zeza, pasqyreve dhe rrotave 20 inç, transmeton lajmi.net.

2015-AudiA5DTM-03

Audi do të prodhojë vetëm 50 edicione të tilla speciale të këtij modeli, që do të jenë në shitje për 74,000 euro në tregun gjerman.

Interior,Colour: Misano Red

Interior

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button