Vajgl: Anulimi i marrëveshjes shkakton probleme të mëdha

Eurodeputeti Ivo Vajgl ka deklaruar se anulimi i Marrëveshjes së Përzhinos shkakton probleme të mëdha për Maqedoninë, njofton REL.

“Nëse marrëveshje nuk implementohet Maqedonia do të jetë shtet në krizë, edhe pse shpresojmë që kriza të kalojë”, ka thënë Vagl.

Ai sot ka pasur takim me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev në shtabin e LSDM-së, ndërkaq dje është takuar me kryeministrin Nikolla Gruevski, me prokuroren speciale Katica Janeva, por edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki. Para se të shkojë nga Maqedonia Vajgl do të ketë takim edhe me zëvendëskryeministrin Fatmir Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button