Kriza politike, komisari Han të hënën në Shkup
Komisari për zgjërim të Bashkimit Evropian, Johanes Han, të hënën do të vjen në Shkup, transmeton Portalb.
“E ndjekim nga afër zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni dhe u bëjmë thirrje të gjithë partive të vazhdojnë të punojnë për ta implementuar Marrëveshjen e Përzhinos. Euro-komisari Han ka në plan që javën tjetër ta vizitojë vendin tuaj, saktësisht të hënën” tha sot zëdhënësja e tij, Maja Kocijançiq.
LEXO: Maqedonia në udhëkryq, ja afatet e shkelura të Përzhinos