Janeva fton prokurorët e zgjedhur nga Këshilli i prokurorëve të mos betohen

Prokurorja speciale, Katica Janeva kërkon që 7-të prokurorët e zgjedhur të mos japin betimin, sepse sipas saj në atë mënyrë do të vërtetonin vendimin e Këshillit, të cilin Janeva konsideron se është në kundërshtim me Ligjin për prokurori publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura me përgjimet, njofton Portalb.

“I falënderohem Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë për ftesën të jem në betimin e prokurorëve publik, që do të jenë pjesë e ekipit të propozuar nga ana ime. Në këtë kontekst, duke iu referuar ftesës, në konsultim me një pjesë të ekipit që janë zgjedhur, dhe duke e pasur parasysh qëndrimin e tyre ndaj Këshillit, ju propozoj që të mos pranojnë të deklarohen publikisht, për faktin se kjo do të thotë vëertetim i vendimit të Këshillit që është në kundërshtim me Ligjin për prokurorinë publike për ndjekje penale të veprave të lidhura me përgjimet”, thotë Janeva në kumtesën e saj drejtuar mediave.

Janeva apelon Këshillin të caktojë seancë dhe të zgjedh ekipin që ajo e ka propozuar, në pajtim me Ligjin për prokurorinë publike.

“Vlerësoj se në këtë moment prokurorët publik duhet ta tregojnë profesionalizmin e tyre, integritet dhe pavarësi në sjelljen e vendimeve dhe se të gjithë prokurorët e propozuar në ekipin tim kanë kredibilitet të merituar të jenë pjesë e saj”, thuhet në kumtesë.

Prokurorja speciale Katica Janeva është ndarë e pakënaqur me vendimin e Këshillit të prokurorëve, me ç’rast dritë jeshile ju dha vetëm 7 prokurorëve nga gjithsej 14 të propozuar nga Janeva./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button