Sekuestrohet në Gjirokastër mbi 1 ton kanabis sativa

Operacioni i koduar “Llufa” është realizuar nga Sektori Kundër Narkotikeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Gjatë një operacioni anti-drogë në Gjirokastër, policia ka sekuestruar mbi 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni i koduar “Llufa” është realizuar nga Sektori Kundër Narkotikeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar, droga është gjetur në një stan në Llufes, në malin e njësisë administrative Kurvelesh.

Poseduesit e lëndës narkotike kanë mundur të largohen në mal, por janë identifikuar nga policia, ndërsa strukturat e policisë kanë bërë të ditur se ky operacioni vijon.

Ndërkohë, lidhur me këtë operacion, drejtori i Policisë së  Shtetit Haki Çako dhe drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Renda, Ardian Çipa zhvilluan një takim me krerët e Drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokastër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button