Policia e RMV-së ka gjetur disa parregullsi në fabrikën për prodhimin e kanabisit për nevoja mjekësore

Në fabrikën që duhet të shërben për prodhimin e kanabisit për nevoja mjekësore, Policia ka kryer bastisjen pas urdhrit të marrë Prokuroria. Gjatë bastisjes janë regjistruar disa parregullsi, transmeton Portalb.mk.

“Kanë kryer bastisje në subjektin juridik, gjatë së cilës janë konstatuar një numër i madh i parregullsive në drejtim të prodhimit, kultivimit dhe magazinimit të kanabisit mjekësor”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Bastisja është kryer në fabrikën që gjendet në Manastir, ndërsa kallëzim penal është dorëzuar ndaj 38 vjeçarit D.A. nga Manastiri, si drejtues i fabrikës.

“SPB Manastir, poashtu, parashtroi padi penale edhe kundër A.B. (51) nga Republika e Shqipërisë, me vendqëndrim të përkohshëm në Manastir, A.J. (26) nga Manastiri dhe A.J. (58) nga Manastiri, i denoncuari i parë pronar, kurse dy të tjerët të punësuar në të njëjtën fabrikë për prodhimin e vajit të kanabisit”, raportoi Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button