Tuna sulmon ashpër shown “Dance With the Stars”

Altuna Sejdiu ka reaguar në lidhje me fillimin e edicionit të ri të spektaklit të vallëzimit “Dancing With the Stars”.

Tuna ka thënë se spektakli i vërtet bëhet në prapaskena të këtij show televiziv duke pohuar se aty arrihet marrëveshjet se kush do të triumfon.

“Wow, sonte po fillon spektakli Dancing With the Stars. Besomëni se ajo që ndodh prapa kuintave është spektakël shumë shumë më i madh. Ju uroj “marrëveshje” te mbara!”, ka shkruar Tuna në Facebook, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se vetë këngëtarja ishte pjesëmarrëse në këtë show, madje ajo kishte triumfuar në fund të spektaklit duke u shpërblyer me një banesë në qendër të Tiranës.

Por, ky reagim i Tunës ka ardhur si pasojë e një konflikti mes saj dhe organizatorëve, ku këngëtarja pohonte se nuk e ka marr shpërblimin e premtuar, ndërsa të kundërtën e pohonte menaxhmenti i showt televiziv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button