Perisic ‘ndez’ derbin: Juve, nuk je Bayerni, Interi im të mund

Sulmuesi i Interit, Ivan Perisic në prag të derbit me Juventusin ka ‘ndezur’ paksa skuadrën kundërshtare duke lëshuar disa fjalë në drejtim të tyre.

Perisic pak nga pak po arrin formën e tij më të mirë dhe mund të jetë pikërisht 26-vjeçari ballkanas njeriu të cilit duhet t’i tremben në kampin juventin.

“Për momentin jemi të dytët në renditje, por ndaj Juventusit luajmë në shtëpi dhe dëshirojmë të fitojmë me çdo kusht. Pastaj nëse triumfojmë do t’u bënim një nder edhe të gjithë rivalëve”.

Një humbje do të nxirrte përfundimisht Juven jashtë luftës për titullin?

“Jo, nuk besoj. Pas kësaj sfide do të ketë edhe 30 ndeshje të tjera dhe në ata në vitet e fundit kanë treguar se janë më të mirët. Juventusi ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm gjatë verës. Shpresojmë të kenë ende nevojë edhe për pak kohë për të gjetur ritmin e duhur, pasi kështu do ta kemi më të thjeshtë përballë tyre”.

“Jam renditur i dyti me Wolfsburgun sezonin e kaluar. E lashë Gjermaninë edhe për faktin se e kuptova që ishte e pamundur të rivalizoje me Bayernin”, ishin fjalët e sulmuesit kroat.

Ndeshja derbi Inter-Juventus zhvillohet të dielën në ora 20:45./ Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button