Kroacia legalizon hashashin

Kroacia është bërë i pari vend ballkanik që ka lejuar pacientët të blejnë dhe përdorin produkte të marijuanës për të kuruar sëmundje serioze, megjithëse aktualisht nuk ka në gjendje produkt që doktorët t’ua japin pacientëve.

Sipas “BIRN”, blerja dhe përdorimi i marijuanës për qëllime mjekësore u bë e ligjshme në Kroaci të enjten, teksa vendi u bë i pari shtet në Ballkan që i bashkohet trendit global të zbutjes së legalizimit të drogës.

Një komitet mjekësor i ngritur nga ministria e shëndetësisë vendosi në janar të këtij viti se, shteti duhet të vazhdojë me legalizimin e marijuanës sepse mund të jetë e dobishme për trajtimin e disa sëmundjeve, sipas asaj që u cilësua si njohuria më e fundit shkencore dhe mjekësore.

Edhe në Shqipëri është hapur prej kohësh një debat për legalizimin e marijuanës, debat që aktivizohet hera-herës.

Ai që lobon më shumë për legalizimin është deputeti socialist, Koço Kokëdhima.

Pas legalizimit në Kroaci, ndoshta Kokëdhima do ta intensifikojë fushatën e tij pro marijuanës për qëllime mjekësore, edhe pse është akuzuar nga opozita se me këto qëndrime të tij po frymëzon kultivimin e kanabisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button