Reagon Luana për përdorim të lëndëve narkotike

Prezantuesja Luana Vjollca ka qenë pjesë e shtypit dje dhe sot për shkak të një video që ka postuar në snapchat.

Nga imazhet e publikuara titujt ishin që Luana shtyn fansat të përdorin hashash por kjo ka pasur me një reagim të Luanës ku ka shkruar: “Kjo është një cigare, duket qartë,e fakti qe se pi kurrë më  shtyu ta postoj në snapchat për gallatë një video. Por harrova që këtu tendenca për të të bërë çfarë s’je është më e madhe se çdo lloj dëshire tjetër njerëzore vetëm e vetëm qe edhe unë të jem si “ata”. Por sjam! Ndaj mesazhi im është të jeni ndryshe,të jetoni pastër, mos ti bashkoheni kësaj shoqërie, ketyre veseve!!! Mos të konsumoni kurrë të tilla “pislliqe” pavarsisht gjithë presionit të madh që do keni nga ata që ju rrethojnë”.

Shkrimit të saj i ka shoqëruar edhe artikujt me akuzën që i është bërë. Ndërsa në planin muzikor projekti i fundit i saj është “Tirana Lifestyle”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button