Davutoglu: Hetimet për sulmin terrorist në Ankara janë në vazhdim

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu, në lidhje me sulmin terrorist në Ankara ka pohuar se “ka edhe 10 ndalime, hetimet janë në vazhdim duke u thelluar dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë deri sa të zbardhen edhe aktorët mbrapa kësaj. Qytetarët duhet të jenë të sigurtë dhe duhet ta dinë se kushdo që ka kryer këtë do të dalë në pah. Do të nxirren të gjitha forcat dhe aktorët që ndodhen pas këtyre”, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu, në një transmetim të drejtpërdrejtë në TGRT Haber i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me rendin e ditës. Pas një pyetjeje në lidhje me “zhvillimet e fundit në hetimet e kryera për sulmin terrorist në Ankara, tha se duhet të kryhet një hetim duke hedhur hapa shumë të kujdesshëm, duke vërejtur ngjarjen në tërësi dhe duhet të ndërmerret një hetim i cili duhet të shtrihet që nga arsyet e deri tek aktorët e saj”.

Duke vënë në dukje se janë përqendruar në dy gjurmë Davutoğlu ka shtuar më tej: Mbi ato gjurmë janë hedhur hapa seriozë dhe zhvillime të rëndësishme mbi ato gjurmë. E para ka lidhje me faktorin DAESH…i cili është një grup në cilësinë e të dyshuarit të mundshëm me aktivitetet dhe aktet që ndërmerr dhe ne në kuadër të kësaj kemi nisur të nxjerrim lidhjet e rrjetit. Pra nuk jemi përqendruar vetëm tek identitetet e kamikazëve dhe mbështetjet e tyre por edhe në kuadër se kush qëndron prapa kësaj…Ndërsa gjurma e dytë janë hetimet në lidhje me llogaritë e caktuara dhe kontaktet tweets. Këtu vërejmë se disa aktorë para sulmit me bomba kanë patur një përpjekjet të parapërgatitur, një përgatitje psikologjike. Edhe këtu është arritur në një pikë të rëndësishme. Disa llogari të Twitter  janë të mbuluara, janë llogari të fshehta, por që këto janë të mbështetura me adresat e IP-ve, tashmë janë ngjarje të shndërruara në të dhëna dhe rezultate”.

Dje dhe sot në kuadër të kësaj duke gjurmuar dy gjurmët ka patur edhe 10 ndalime, hetimet janë në vazhdim me seriozitet duke u thelluar dhe “ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë deri sa të zbardhen edhe aktorët mbrapa kësaj. Qytetarët duhet të jenë të sigurtë dhe duhet ta dinë se kushdo që ka kryer këtë do të dalë në pah. Do të nxirren të gjitha forcat dhe aktorët që ndodhen pas këtyre. Madje edhe ato që janë përpjekur të krijojnë kaos dhe akte provokative në vend do të dalin përballë ligjit”- u shpreh Davutoğlu.

Kryeministri Ahmet Davutoğlu, në lidhje me negociatat me BE-në tha se “Pa u hedhur hap në Schengen nuk nënshkruajmë marrëveshjen e rikthimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button