Lëvizja BESA dënon ashpër aksionin e sotëm policor

Pas aksionit të sotëm policor në Kumanovë dhe në fshatrat e Karadakut, me ç ‘rast edhe janë arrestuar disa persona, Lëvizja BESA shpreh shqetësimin dhe brengën e saj për këtë gjendje të krijuar dhe e dënon ashpër këtë aksion, që gjithnjë shqiptarët i ka fajtorë kujdestarë.

Për Lëvizjen BESA është indikativ fakti që ky aksion vijon në kushte të bllokadës së bisedimeve për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe i shërben më së miri defokusimit të opinionit nga ngërçi politik që mbretëron në vend.

“Sipas një tradite të kultivuar tashmë, sa herë që shteti ka nevojë për zhvendosjen e vëmendjes së opinionit, mjeti më i mirë janë çdoherë shqiptarët. Duke dyshuar se edhe ky aksion është në këtë frymë, Lëvizja BESA kërkon nga autoritetet që mos t’i hedhin zjarrit benzinë dhe ashtu të përsërisin skena, plagët e të cilave akoma nuk janë tharë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

BESA kërkon nga faktorët ndërkombëtarë në vend që me kapacitetet e tyre të ndihmojnë në parandalimin e incidenteve të këtilla, që sigurisht shkojnë në dëm të bashkëjetesës së komuniteteve në Maqedoni, por edhe në dëm të ardhmërisë euro-integruese të vendit.

Sot në rajonin e Shkupit dhe Kumanovë në një aksion policor janë arrestuar shtatë persona. Të arrestuarit dyshohen për veprën kriminale terrorizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button