Lokvenec: Informatat për incidentin e Kumanovës, agjencitë i kanë paraqitur te kreu shtetëror

Të gjitha informatat, Agjencia e Inteligjencë i ka paraqitur te kreu shtetëror dhe udhëheqësia e shtetit, ka deklaruar kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të punës së DSK-së dhe Agjencisë për inteligjencë, nga radhët e LSDM-së, Hari Lokvenec, i cili e ka vizituar Agjencinë për inteligjencë.

Ai është interesuar për dyshimet që tanimë janë paraqitur në publik, për përzierjen e funksionarëve nga Agjencia për Inteligjencë në rastin “Lagjia e Trimave” në Kumanovë, por nuk ka dhënë detaje.

Duke i vlerësuar rreziqet e sigurisë, Lokvenec, ka thënë që në korniza globale gjithmonë ekzistojnë.

Takimi është bërë me thirrje të Agjencisë për Inteligjencë dhe me qëllim të informimit  të anëtarëve të Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, për kërcënimet mbi sigurinë dhe rreziqet me të cilat përballet shteti.

Duke pas parasysh temën e ndjeshme, gjithsesi nuk do të komentojë detaje, por mund të them se nga ana ime dhe nga ana e kolegëve të mi janë hapur çështje që në kohën e fundit shkaktojnë shqetësim te qytetarët, pikërisht në aspekt të sigurisë. Nga ana e shërbimeve për zbulim jemi të informuar se ata rregullisht dhe në kohë i bartin informacionet me të cilat disponojnë deri te kompetentët. Vetëm që të jetë e qartë, e tërë vizita ka qenë përgjigje e thirrjes në temën “Rreziqet mbi sigurinë”, nuk ka qenë që të kryhet mbikëqyrje mbi zbatimin e masave të veçanta, ndjekjen e komunikacioneve. Ajo është kompetencë e komisionit tjetër parlamentar”, tha Hari Lokvenec, nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button