Shkup, në 24 orët e fundit: nëntë aksidente, dy persona rëndë të lënduar

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur nëntë aksidente, prej të cilave në tre është shkaktuar dëm material, ndërsa në katër janë lënduar katër persona.

Në dy aksidente dy persona janë lënduar më rëndë. Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën “Branislav Nushiq” në të cilën kanë marrë pjesë automjeti motorik me targa të Shkupit, i drejtuar nga një qytetar i Shkupit dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve “Ivan Haxhi Nikollov” dhe “Janko Mishiq” mes automjetit “Jugo” me targa të Shkupit, dhe një motoçiklist, të dy nga Shkupi. Nga ky aksident, lëndime trupore ka marrë motoçiklisti.

Sot, është duke u zhvilluar komunikacioni qetë dhe nuk ka paralajmërime për aksidente të zhvilluara, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button