Vajgl sot vjen në Shkup, për t’i parë rezultatet e Marrëveshjes së Përzhinos

Deputeti evropian dhe reporteri për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgl, sot vjen në Shkup, që personalisht t’i shohë se deri ku ka arritur zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos, njofton Portalb.

Është e planifikuar që të ketë takime me kryetarët e katër partive, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, por edhe me prokuroren speciale, Katica Janeva.

Gjithashtu, ekziston mundësia që të përfaqësojë edhe në takimet e grupeve punuese. Sipas informatave, ai do të kërkojë që të respektohen afatet për zbatimin e pikave të Marrëveshjes së Përzhinos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button