Hysni Shaqiri: Të mos goditen shqiptarët kur dështon politika e Qeverisë

Në Maqedoni ka një lojë që luhet në të gjitha aspektet për interesa të pushtetit. Këto lojëra nuk i kontribuojnë mirëqenies sociale nuk i kontribuojnë marrëdhënieve të mira ndëretnike… Këtë pushteti e bën për ta mbuluar korrupsionin, krimit të organizuar, kështu ka thënë për Portalb ish deputeti i zonës së Kumanovës Hysni Shaqiri, pas aksionit policor sot në rajonet e Kumanovës dhe Shkupit.

Ai potencon se, nuk duhet tash që shqiptarët t’i zgjedhin si viktimë dhe shqiptarët t’i godasin me lloj lloj kualifikime, të cilat nuk qëndrojnë.

“Duhet të kemi kujdes. Nuk duhet të jemi viktimë e proceseve të dështuara politike të Qeverisë. Është koha kur situatën duhet ta marrin në dorë njerëz të përgjegjshëm. Shqiptarët të mos jenë viktimë e proceseve të montuara, shqiptarët e duan paqen dhe sigurinë në vend”, tha për Portalb Shaqiri.

Sot në rajonin e Kumanovës dhe Shkupit janë zhvilluar aksione policore. Siç informojnë nga MPB bëhet fjalë për kapjen e të dyshuarve lidhur me grupin e Kumanovës. Nga MPB kanë konfirmuar aksionin por për detaje do të informojnë pasi të kryhet në tërësi aksioni./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button