Kryetari i PPD-së Bexheti, takohet me ambasadoren e OSBE-së, Nina Suomalainen

Sot në  selinë e OSBE në Shkup u realizua një takim pune midis kryetarit të PPD-së Nexhat Bexheti dhe ambasadores së OSBE në Maqedoni Nina Suomalainen.

Gjatë takimit u këmbyen mendime rreth rolit të OSBE-së në Maqedoni, ndihmës së saj në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike nëpërmjet ODIHR dhe bashkëpunimit të saj me farcat politike në vend dhe OJQ.

Kryetari i PPD-së Bexheti, e informoi ambasadoren për aktivitetet politike të PPD-së dhe u angazhua për bashkëpunim të mëtejmë me Përfaqësinë e OSBE-së në Shkup.

Në takim ishin të pranishëm edhe Hajredin Kaza, zavendëskryetar i PPD-së dhe Musli Ferati kryetar i Degës së PPD-së –Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button