BDI për pakon zgjedhore: Diaspora të votojë me postë

Përfaqësuesi i BDI-së në negociatat për marrëveshjen e Përzhinos, Artan Grubi deklaroi sot se partia e tyre ka shpalosur propozimet për reformën zgjedhore, në kuadër të bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike.  Ai këtë e theksoi pas takimit që realizoi sot me ambasadoren austriake në Shkup, Renate Kobler, njofton TV21.

Sipas tij, palët politike janë afër marrëveshjes dhe se BDI angazhohet për zbatim të përpiktë të marrëveshjes.

Ai deklaroi  propozon që diaspora të votojë me postë për 6 njësitë ekzistuese zgjedhore, për të barazvlerësuar votën e diasporës me votën e qytetarëve në vend. Në lidhje me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, deputeti Grubi theksoi që është arritur rritje cilësore të përfaqësimit të shqiptarëve në mbi 33 për qind dhe po diskutohet vendimmarrja koncensuale, për të shmangur mbivotimin në baza etnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button