Ambasada e SHBA-së: Të shqetësuar jemi nga vendimi i Këshillit të Prokurorëve

Edhe ambasada Amerikane në Shkup, ka reaguar për vendimin e Këshillit të Prokurorëve që të emërojë vetëm 7 nga 14 kandidatët e propozuara nga prokurorja speciale, Katica Janeva.

Nga Ambasada thonë se janë të shqetësuar për vendimin e Këshillit. “Jemi të shqetësuar me vendimin e Këshillit të prokurorëve publik dhe po e shqyrtojmë situatën”, shkruan në reagimin e ambasadën Amerikane, njofton Meta.

Reagim lidhur me këtë vendim kishte edhe lehtësuesi i bisedimeve Piter van Hojte. Sipas tij vendimi i këshillit e shkel Ligjin për prokuror special publik të cilin e nënshkruan partitë se do ta respektojnë. Pas vendimit të Këshillit, LSDM i ka braktisur bisedimet e grupeve të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button