Aksion i gjërë policor, arrestohen disa persona për rastin e Kumanovës (FOTO)
(E plotësuar)
Sot herët në mëngjes ka filluar një aksion i gjërë policor në fshatin Malinë, Gushincë, Brezë dhe Kumanovë.
Portalb ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë Ivo Kotevski dhe ai ka konfirmuar lajmin.
“Po ka aksion policor, është në përfundim e sipër, në rajonet e Shkupit dhe Kumanovës. Aksioni ka të bëjë me të dyshuar për bashkëpunëtorë të grupit të armatosur në rastin e e Kumanovës që ka ndodhur më 9 dhe 10 maj. Disa persona janë arrestuar në këtë aksion”, konfirmoi për Portalb Ivo Kotevski. Ai thotë që zhvillohen arrestime.
Jo zyrtarisht mëson Portalb, në aksionin që është zhvilluar në fshatin Mateç është arrestuar 70 vjeçari H.Aliji, në Haraçinë komandant Haraçina i cili është invalid, në Tanushë F.Osmani, Fazli Sulejmani nga fshati Malinë dhe Elham Arifi (18 vjet) nga Breza.
LEXO: Versioni i policisë për aksionin e sotëm në Kumanovë dhe Shkup (VIDEO)
Ashtu siç konfirmojnë nga Gjykata për Portalb, personat i janë dorëzuar gjykatësit i cili pret, propozim nga Prokuroria për Krim të Organizuar se çfarë masa për siguri do të aplikohen.
Edhe nga Prokuroria kanë konfirmuar se paralelisht me policinë po punojnë për kapjen e njerëzve që kanë qenë të lidhur me grupin e armatosur në rastin e Kumanovës, ndërkaq për detaje kanë njoftuar se do të japin gjatë ditës së sotme. Pas përfundimit të aksionit, MPB ka paralajmëruar konferencë për media.
**************************************************************************************
Vazhdojnë aksionet policore në rajonet e Shkupit dhe Kumanovës, raporton Portalb.
Portalb ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë Ivo Kotevski dhe ai ka konfirmuar lajmin.
“Po ka aksion policor, është në përfundim e sipër, në rajonet e Shkupit dhe Kumanovës. Aksioni ka të bëjë me të dyshuar për rastin e e Kumanovës dhe bashkëpunëtor”, konfirmoi për Portalb Ivo Kotevski. Ai thotë që zhvillohen arrestime.
Në redaksinë tonë ka arritur një mesazh nga një fshatar i Brezës i cili thotë se ka pasur edhe të shtëna.
Kotevski për këtë informacion tha se është e mundshme, “ka mundur policia të gjuajë si shenjë paralajmërimi”, tha ai./Portalb