Manaj pranon fajin dhe kërkon falje

Sulmuesi shqiptar i Interit, Rey Manaj, ka folur për kanalin zyrtar të klubit, ku ka shpjeguar detajisht situatën e shumëpërfolur në mes tij dhe Gianni De Biasit.

18-vjeçari nga Lushnja e ka pranuar fajin duke thënë se gjithçka ishte për shkak të mospërvojës.

“Nuk i kam verifikuar gjërat që janë thënë për mua dhe shpresoj që mos të ndodhin gabime të tilla në të ardhmen”.

“Unë së pari i kërkoj falje Gianni De Biasit, pasi kam folur pa i verifikuar fjalët e tij. Jam një djalë i ri, impulsiv, por inteligjent. Kam menduar gjatë gjithë natës dhe e kam kuptuar gabimin”.

“Në të ardhmen këto gjëra nuk do të përsëriten, pasi kjo që ndodhi tani ishte mungesë e përvojës”.

“Në ditësh e ardhshme do ta thërras z. De Biasin dhe do të kërkoj të flas personalisht me të. Shpresoj që kjo histori të mbyllet, sepse e gjitha kjo ishte rezultat i mediave dhe gazetarëve”, është shprehur sulmuesi.

“Jam shumë i lumtur, për trajnerin dhe lojtarët, pasi e kanë merituar. Shpresoj që në të ardhmen të kam fatin të përjetoj edhe unë një kënaqësi të tillë”, ka thënë Manaj, i pyetur për kualifikimin e Kombëtares shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button