Reagon familja Manaj, mbron De Biasin

Pas një statusit në Facebook, ku Rey Manaj përgënjeshtronte fjalët e trajnerit italian të Kombëtares, Gianni De Biasi, tani vjen edhe reagimi i nënës së sulmuesit.

Eli Gjaci Manaj ka thëne se deklarata është bërë pa dijeninë e djalit të saj, pasi ajo faqe nuk është në menaxhimin e tij.

Gjithashtu, ajo i del në mbrojtje edhe trajnerit të Kombëtares duke thënë se atij i janë shtrembëruar fjalët nga mediat.

“Përshëndetje, ju lutem si prind ta hiqni këtë status, sepse nuk është mendimi i Reit dhe të gjitha këto janë gënjeshtra. Sa për dijeni ky statusnuk është shkruar nga Rei, sepse ai nuk di të shkruajë 100 për qind dhe jo sikur është shkruar aty pa asnjë gabim”.

“Po ashtu, mos shtrembëroni fjalët e thëna nga tekniku i kombëtares. I lutem atij që e menaxhon këtë faqe mos të shkruajë gjëra të tilla në emër të Reit”, ka thënë Eli Gjaci Manaj në profilin e saj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button