Tetova me kryeshef të ri të policisë

Nevair Shabani është kryeshefi i ri i Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës, Faredin Zenuni, është nxjerrë në detyrë tjetër në Ministrinë për Punë të Brendshme. Ndryshime të kuadrove të policisë ka pasur edhe në tjera sektorë të policisë së Tetovës.

Kryeshefi i departamentit për polici kriminalistike është Berat Mustafi, i cili në këtë vend e ndërron Muazam Halilin. Komandant të ri të stacionin policor për siguri të komunikacionit rrugor në Tetovë është Atanas Beqarski, përderisa zëvendës është Besir Qamili, ndërkaq për zëvendës komandat të stacionit të policisë në Tetovë është i vendosur Aco Milloshevski.

Shef i vjetër-i ri i departamentit për polici është Sasho Trajçevski, ndërkaq në departamentin për kriminalistikë- analiza për kundërzbulim, Sonja Nikolloska.

Lajme të ngjashme

Back to top button