“Civil” reagon për ngecjen e bisedimeve: Të dorëhiqet Qeveria aktuale

Qendra për Liri “CIVIL” kërkoi sot zbatimin urgjent të marrëveshjes së Përzhinos dhe shtyrjen e zgjedhjeve për një muaj. Por, kjo organizatë vlerëson se nuk duhet të ketë shtyrje të afatit të dorëheqjes së kryeministrit Nikola Gruevski.

Në komunikatën për media nënvizohet se Maqedonia ende po pret ndryshimet e Kodit zgjedhor, reformat në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, por edhe reforma të tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Qendra për Liri “CIVIL” gjithashtu thekson se nëse nuk ndërpritet fushata qeveritare e  keqpërdorimit të resurseve publike dhe nuk zbatohet marrëveshja politike, atëherë qeveria duhet që sa më shpejt të dorëhiqet.

Kjo organizatë ndër të tjera kërkon që edhe Prokuroria Speciale të përshpejtojë punën e saj dhe të fillojë hetimin e përmbajtjes së materialeve të bisedave të përgjuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button