Shqipëria miqësore me Poloninë në Nëntor?

Federata Shqiptare e Futbollit është shumë pranë arritjes së një marrëveshje me homologen e saj polake që Shqipëria dhe Polonia të zhvillojnë një ndeshje miqësore gjatë muajit të ardhshëm.

Lajmi se kombëtarja kuqezi mund të përballet me skuadrën e trajnerit Adam Nawalka u konfirmua edhe nga kryeministri Edi Rama në emisionin Procesi Sportiv në Top Channel.

Mungon ende zyrtarizmi por është thuasje e sigurtë që Shqipëria do të sfidojë Poloninë e Robert Lewandowskit në muajin Nëntor.

Nuk dihet ende data por gjasat janë që kjo ndeshje të zhvillohet në 12 ose 13 Nëntor. Mbetet për tu përcaktuar edhe stadiumi se ku do të luhet sfida.

Përballja me këtë përfaqësuese do të jetë një test i mirë për kombëtaren e drejtuar nga Gianni De Biasi në kuadër të përgatitjeve për Euro 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button