Ndahen çmimet në Samitin Botëror për përmbajtje digjitale dhe aplikacione inovative

Iniciativa globale për dhënien e çmimeve në Samitin Botëror ka për qëllim që t’i zgjedhë dhe t’i promovojë më të mirët e botës për përmbajtje digjitale dhe për aplikacione inovative në kuadër dhe në bashkëpunim me Samitin Botëror për Shoqëri Informatike të OKB-së, njofton Portalb.

Gjatë vitit marrin çmime 5 projekte dhe 8 kategori, gjegjësisht ndahen gjithsej 40 çmime. Kategoritë janë: e-qeverisje dhe të dhëna të hapura, e-shëndetësi dhe mjedis jetësor, e-mësim dhe shkencë, e-argëtuese dhe mënyra e të jetuarit, e-kulturë dhe turizëm, e-medium dhe lajme, e-biznes dhe tregti, e- të përgjithshme dhe trajnim.

Çmimet i ka ndarë juria e përbërë nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilët këtë vit janë takuar në Baku, Azerbejxhan.

Në kategorinë e-qeverisje dhe të dhëna të hapura, çmime kanë fituar shtetet: Lituania, Austria, Franca, Irlanda dhe Meksika.

Për e-shëndetësi dhe mjedis jetësor, çmime kanë fituar: Bangladeshi, Meksika, Bullgaria, Zelanda e Re dhe Brazili.

Për kategorinë e-mësim dhe shkencë, më të mirë janë: Lituania, Namibia, Spanja, Kuvajti dhe Irlanda.

Për e-argëtim dhe mënyrë e të jetuarit çmime kanë marr: Meksika, Irlanda, Britania e madhe, Shri Lanka dhe Argjentina.

Në kategorinë e-kulturë dhe turizëm kanë fituar: Estonia, Austria, Amerika Jugore, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Për e-medium dhe lajme fitues janë: Senegali, Filipinet, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Në kategorinë e-biznes dhe tregti çmime u janë ndarë: Austrisë, Zelandës së Re, Singaporit, Islandës dhe Estonisë.

Në kategorinë e fundit, e- të përgjithshme dhe trajnim kanë fituar: Spanja, Meksiko, Zelanda e Re, Indonezia dhe Gjermania.

Fituesit do të jenë të thirrur që t’i prezantojnë prodhimet e tyre inovative në Kongresin Global të Çmimeve së Samitit Botëror, i cili do të mbahet në Shenxhen, Kinë, në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit të vitit 2016, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button