Në Kumanovë digjen 12 vetura, qytetarët në panik (FOTO)

Persona, tash për tash, të panjohur u kanë vënë zjarrin më shumë 12 veturave në qytetin e Kumanovës. Sipas dëshmitarëve okularë, shumica e veturave të djegura janë në afërsi të spitalit të qytetit dhe stacionit policorë, afër lagjeve shqiptare si në lokalitetet “shfercerat” dhe “Garnizon” dhe rrugët e tjera të qytetit.

Qytetarë të shumtë shqiptarë nga qyteti i Kumanovës shprehen të shqetësuar dhe thonë se nuk dijnë se çfarë po ndodh saktësisht. Veturat e përfshira nga zjarri kanë qenë në disa lokalitete, disa në afërsi të stacionit policor, disa në rrugën që çon nga Banka e vjetër për tek salla e sporteve dhe në afërsi të lokalitetit Garnizon. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ndërsa rrugëve të Kumanovës vërrehen edhe qytetarë tek disa prej të cilëve mbizotëron edhe revoltë e madhe, njofton Alsat M.

20151013080623177

Foto nga ngjarja
Foto nga ngjarja
Foto nga ngjarja
Foto nga ngjarja

Lajme të ngjashme

Back to top button