Fillon debati për buxhetin 2016 në komisionin vendor

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do ta fillojë debatin për buxhetin e propozuar për vitin 2016, njofton MIA.

Sipas propozimit shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 195.788 milion denarë, të cilat janë për 4.7% më të larta se ato në vitin 2015, ndërsa të ardhurat e përgjithshme janë projektuar 176.804 milion denarë, ku ka rritje për 6% krahasuar me vitin 2015.

Karakteristikat themelore të buxhetit 2016 janë ulja e deficitit buxhetor prej 3.6% këtë vit në 3.2% vitin e ardhshëm dhe rritjen e mjeteve për pensione, asistencë sociale dhe investime kapitali, me qëllim që të stimulohet zhvillimi i komponentës së buxhetit, njofton Telegrafi.

Në rend dite të kësaj seance është edhe propozim-ligji për përmbarimin e buxhetit të republikës së Maqedonisë për vitin 2016, në procedurë të shkurtuar në lexim të parë.

Në Kuvend seancë do të mbajnë edhe Komisioni për çështje ekonomike dhe komisioni ligjdhënës-juridik.

Lajme të ngjashme

Back to top button