Barcelona, rekord të pabesueshëm në Camp Nou

Barcelona si duket është skuadër e papërmbajtshme në ndeshjet si vendas, teksa këtë gjë më mirë e tregojnë statistikat të cilat do ti lexoni më poshtë.

Barcelona në 20 ndeshjet e fundit të zhvilluar në Camp Nou ka arritur të shënojë plotë 20 fitore, ku në këto ndeshje ka arritur të shënojë 73 gola dhe të pranojë vetëm 17 të tillë.

Mesatarja e golave të shënuara në një ndeshje është 3.65, teksa mesatarja e golave të pranuara është 0.85.

Barcelona ka arritur të shënojë fitore në të gjitha ndeshjet në Camp Nou që nga 7 tetor 2012, kur Real Madridi arriti të barazojë me rezultat 2-2.

Humbja e fundit në Camp Nou ishte përsëri nga Real Madridi më 21 pril me rezultat 2-1.

Lajme të ngjashme

Back to top button