Arrestohet biznesmeni Qazim Osmani

Biznesmeni kontrovers shqiptar, Qazim Osmani është paraqitur sot në stacionin e policisë në Beograd. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh për shkak të dyshimeve që e ka rrahur të dashurën e tij, Mandi Popoviq.

Për Osmanin dyshohet se të premten në mbrëmje e ka rrahur të dashurën e tij shumëvjeçare, Manda Popoviq, shtetase e Malit të Zi. Shuplakat e supozuara kanë ndodhur në hotelin “Zira” në Beograd, transmeton Orainfo.

Menjeherë pas incidentit, Qaza ishte larguar nga hoteli me Ferrarin e tij, i cili më pas është gjetur i parkuar në një vend tjetër në Beograd.

Osmani shquhet për lidhjet e tij me ‘starletat’ serbe. Ai ishte në lidhje edhe me këngëtaren e njohur serbe, Natasha Bekvalas, e më pas edhe me Ana Nikoliqin. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button