Dashuria e Dreshajt çon në adresë të Jakub Kindl

Ka mësuar të jetë në qendër të medias, përmes fotove dhe statuseve që vetë i publikon nëpër rrjetet sociale.

E ndonëse shpesh ankohet se mediat po i mveshin të pavërteta, e vërteta është se Afërdita Dreshaj, vërtet është bërë një person i zakonshëm nëpër mediat rozë.

E kjo pikërisht për jetën e saj private. Ndonëse u thanë lidhje të ndryshme të këngëtares, me fytyra të njohura artistësh nga bota, siç ishin Leonardo Di Caprio dhe këngëtari turk Bülent Serttaþ, një foto e publikuar nga këngëtarja së fundmi, qon në një adresë tjetër.

Bazuar në foto, ku shihen dy duar të lidhura fort si duar të dashuruarish, Dreshaj tashmë ka nisur një dashuri të re. E kjo me lojtarin e hokejit Jakub Kindl. “Good night” ishte urimi i shoqëruar me fotografi nga këngëtarja, drejtuar lojtarit të hokejit në ‘Twitter’, mbrëmjen e së dielës.(Tribuna) 

Lajme të ngjashme

Back to top button