Festa e fitores, De Biasi ja merr këngës popullore shqiptare (VIDEO)

Pas fitores kundër Armenisë festa e kombëtares Kuq e Zi nuk ka të ndalur.

Trajneri Gianni de Biasi ka postuar një video ku duket se ndjek ritmet dhe notat e një kënge popullore shqiptare, interpretuar më së miri nga magazinieri i përfaqësueses tonë.

Që kur ka marrë shtetësinë shqiptare, De Biasi po përshtatet fare mirë me Shqipërinë dhe traditat e saj.

Trajneri i Kombëtares De Biasi, pas përfundimit të ndeshjes me Armeninë, festoi me stafin e ekipit në restorantin e hotelit ku po qëndrojnë në Jerevan.

De Biasi nuk e ka fshehur emocionin dhe gëzimin për kualifikimin në evropian, duke kënduar madje edhe këngë popullore shqiptare. E kjo dolli vjen për ju nga tekniku italian, Gianni De Biasi.

Lajme të ngjashme

Back to top button