Maleski: Jemi shtet i dobët

Me rastin e festës së 11 Tetorit, Denko Maleski ka komentuar elitën politike dhe kapacitetet e saja.

Ministri i parë i punëve të jashtme në Maqedoninë e pavarur, Denko Malevski shpjegon se politikanëve në Maqedoni u mungon urtësia dhe ndjenja për unitet kombëtar, dhe ndërtim të urave për të tejkaluar barrierat etnike. “Kur vjen festa shtetërore, për shembull dita e pavarësisë, konsiderohet si festë e maqedonasve, e pastaj shqiptarët revanshohen, nuk vijnë në kremtimet, sepse duheshka udhëheqësia, siç thanë gazetat, të shikojnë Ronaldon dhe Shqipërinë si luan kundër Portugalisë. Për ata kjo është më me rëndësi, sesa të dërgojnë një sinjal se ne jemi bashkërisht të lidhur për fatin e këtij vendi”, thekson  për televizionin 21 Denko Maleski, ministër i parë i jashtëm i Maqedonisë së pavarur.

Me vendosje të këtillë të relacioneve, siç thotë Malevski ne ndaj botës dërgojmë imazh të një shteti, i cili është i dobët dhe i lehtë për rrënim nga të gjitha anët.

“Partitë politike në Maqedoni mes festave nuk i kushtojnë aspak kohë qartësimit të dilemave nga e kaluara, që të hapen poenta të reja për ardhmërinë. Ende një pjesë e madhe e partive politike nuk e pranojnë Marrëveshjen e Ohrit, së këtejmi edhe nuk ka kremtim të përbashkët të këtij momenti të rëndësishëm të historisë politike”, vlerëson ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button