Ramadani: Në Maqedoni festat janë partizuar

Politikanët akoma nuk bëjnë dallim mes festës shtetërore, partiake apo etnike, thotë për televizionin 21 deputeti i përbërjes së parë të Parlamentit shumëpartiak, Ismet Ramadani. Ai thekson se politikanëve tek ne u mungon ndjenja e lojalitetit dhe përkatësisë ndaj shtetit.

“Ekziston një dallim lidhur me kremtimin e festave shtetërore. Bile kisha thënë, varësisht nga ajo se cila parti është në pushtet, vallë është LSDM apo VMRO-DPMNE. Kur LSDM në pushtet, atëherë marrin pjesë më tepër edhe nga partitë dhe bashkësitë e tjera etnike. Kur VMRO-DPMNE drejton shtetin, më tepër u jepet rëndësi festave të lidhura me ndonjë të kaluar historike të partisë”, potencoi ai.

Ramadani vëren edhe praninë e rrallë të politikanëve të bllokut shqiptar në festat e caktuara shtetërore. “Këtë disbalancë etnik e kemi gjatë festave të caktuara, mirëpo faji për këtë është tek partitë në pushtet. Shumë rrallë, ose asnjëherë, njerëzit e parë të shtetit, ose me frikë ose me rezervë, ose fare nuk e përmendin kontributin e shqiptarëve për Republikën e Krushevës. Shumë pak përmendet edhe pjesëmarrja e shqiptarëve në ASNOM, ku gjithashtu kanë qenë prezent”, thotë ish-deputeti Ramadani.

Dje Republika e Maqedonisë ka shënuar 11 tetorin, ditën e kryengritjes antifashiste.

Lajme të ngjashme

Back to top button