Ismet Ramadani: Porositë miqësore mund të kalojnë në sanksione

Politikanët perëndimor tani po përpiqen ta bindin VMRO-DPMNE-në t’i votojë ndryshimet kushtetuese, por ata mund të na paralajmërojnë edhe sanksione, posaçërisht do të ketë sanksione për partinë opozitare, sinjale të tilla veçmë po arrijnë, tha Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik, këshilltar i kryeministrit për integrime në NATO dhe ish-deputet, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, transmeton Portalb.mk.

Zotëri Ramadani, pas referendumit në opsion me dy zgjidhje për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë. Nga Bashkësia ndërkombëtare kërkojnë që të mos humbet kohë dhe zgjidhja të gjendet në Kuvend, ndërsa kryeministri paralajmëroi zgjedhje nëse nuk sigurohet dy e treta e shumicës për ndryshime kushtetuese. Sipas jush, cila është zgjidhja më e mirë?

Edhe më tej zgjidhja më e mirë do të ishte kur deputetët në Kuvend do të votonin për ndryshimet kushtetuese, sepse kjo do të thotë përgjegjësi e tyre, ndërsa kur themi përgjegjësi në shtet, më përgjegjës dhe më legjitim për vendime kruacile dhe të rëndësishme janë deputetët, sepse e bartin legjitimitetin e qytetarëve. Dhe para vendimeve të tilla historike mendoj se duhet të mendojnë mirë nëse nuk kalon marrëveshja në Kuvend, ndërsa deri tani nuk ka ndonjë alternativë përveçse të kalojë, të vazhdohet me proceset në rrugën më të shkurtë për anëtarësim në NATO dhe për fillim të negociatave me BE-në.

Çka do të thotë ngadalësim i procesit të negociatave të integrimit të Maqedonisë në NATO nga aspekti i sigurisë dhe a ka forca që mund ta shfrytëzojnë këtë periudhë?

Vetëm nga pakënaqësia e qytetarëve humbet shpresa çka më pas me Republikën e Maqedonisë, ku do të biem ne?, A ka alternativë?, ndërsa alternativë nuk ka. Opsion tjetër të publikuar nga ndonjë parti relevante në Republikën e Maqedonisë nuk ka. Është e vështirë t’u ofrosh ndonjë opsion tjetër qytetarëve që nuk është euroatlantik, sepse euroatlantiku është krijuar për vite me radhë në ndërgjegjësimin e qytetarëve se ata i përkasin kësaj mundësie dhe nëse është ashtu, atëherë 75-80 për qind e qytetarëve në vazhdimësi janë përcaktuar për këtë opsion euroatlantik, dhe për njëherë t’u imponosh, gjegjësisht t’u ofron opsion tjetër, do të thotë shkelje që mund të ndikojë në sigurinë e shtetit dhe të qytetarëve, sepse një gjë e tillë do të ishte e papranueshme. Dhe nëse është e papranueshme, kjo do të të thotë se mund të priten edhe pakënaqësi që do të sjellin turbulenca në shtet.

Çfarë prisni nga bisedat për ndryshime kushtetuese? A është e mundur që VMRO-DPMNE të na befasojë dhe të votojë për Marrëveshjen me Greqinë në Kuvend pas thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare, duke pasur parasysh se lideri i opozitës deklaronte se procesi i Marrëveshjes me Greqinë do të përfundohet pas referendumit?

Nuk do të përfundojë, sepse nëse ne kishim një përkrahje me qëllime të mira, qëllimet e mira për shtetin tonë do të vazhdojnë, por vetëm nëse ne mbesim në atë diskurs, që do të thotë implementim i Marrëveshjes dhe procesi të shkojë deri në fund. Ndryshe, është e mundur edhe mundësi tjetër e drejtimit të liderëve dhe i vendeve evropiane anëtare të NATO-s, mund, tani supozoj, mund të na paralajmërojnë edhe sanksione, veçanërisht do të ketë sanksione për partinë opozitare të VMRO-DPMNE-së. Ne kishim një mesazh nga partia e Angela Merkel që i përket partisë së djathtë, njësoj si VMRO-DPMNE-ja. Mendoj se kjo fazë e VMRO-DPMNE-së që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese nuk do të jetë vetëm porosi miqësore, por porosi që në far mënyre t’u tregojë se mund të shkojnë në situatë që nuk do t’i pëlqente partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button