Nexhat Bexheti, telegram ngushëllimi për Erdoganin dhe popullin turk

Kryetari i PPD-së, Nexhat Bexheti, përmes një telegram ngushëllimi dërguar presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, shpreh ngushëllimet e tij dhe të PPD-së për viktimat nga sulmi terrorist në Ankara.

“I nderuari President, me dhimbje të madhe mësuam për sulmin terrorist ndaj popullit dhe shtetit turk të kryer nga forca të errëta terroriste që synojnë shkatërrimin e shtetit dhe civilizimit turk.

Më lejoni, zoti President, Juve dhe familjeve të viktimave si dhe tërë popullit turk, të Ju dërgojë ngushëllimet e mia të thella për humbjen e të dashurve të tyre dhe duke dëshiruar që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

Unë dhe anëtarësia e PPD-së, partisë më të vjetër shqiptare në Maqedoni, jemi gjithnjë me Ju dhe popullin turk në luftën e tij të drejtë kundër terrorizmit ndërkombëtar”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të PPD-së Nexhat Bexheti.

Lajme të ngjashme

Back to top button