Komuna e Tetovës, pas të reshurave, e ka mlbedhur Shtabin Emergjent

Sipas të dhënave nga stacioni Hidro-Meteorologjik gjatë natës së djeshme në rajonin e komunës së Tetovës ka pasur  sasi të konsiderueshme të reshurave të shiut edhe atë rreth 82 litra në metër katror në 24 orët e fundit. Si pasojë e të reshurave të pandërprera gjatë natës së djeshme ka pasur paraqitje të vërshimeve në përroin e fshatit Reçicë e Vogël, Rrugën Shipçkovicë-Brodec, Reçicë e Madhe dhe në disa pika kritike në qytet, njofton Portalb.
“Në rrugën Shipkovicvë – Brodec dje rreth orës 20:00 është intervenuar nga ana e shërbimeve komunale me maqineri adekuate me këtë rast, rruga u bë e kalueshme, por për shkak të reshjeve të mëdha në këtë rrugë është vendosur kujdestari ku edhe gjatë natës është intervenuar disa herë, dhe si rezultat kjo rrugë e cila lidh fhsatrat Shipkovicë dhe Brodec mbeti funskionale gjatë tërrë kohës. Për momentin me makineri për pastrim të prurjeve është duke u punuar edhe në Reçicë të Madhe dhe të Vogël respektivisht në kanalin e ujit i cili shkon përgjatë rrugës së Fakultetit të Arteve dhe rrugës 172.
Njësia Teritoriale Kundër  Zjarrit  gjatë natës së djeshme ka vëzhguar rrjedhën e lumit në qytet, me çrast është konsideruar rritje e konsiderueshme e nivelit të ujit, por i njëjti nuk ka aritur nivelin e rrezikshmërisë për vërshim nga shtrati. Gjithastu NJTKZ ka intervenuar edhe në një ndërtesë banimi në blok 70 ku është bërë mënjanimi i ujit të mbledhur nga hapësirat nëntokësore. Punonjës të NPK Tetova kanë intevenuar në pikat kritike në afërsi të qarkut rrethor te Agro-Kalishta si dhe te Kazerma e Qytetit në Tetovë. Meqë të reshurat pritet të vazhdojnë, Komuna e Tetovës do të venndosë pika kujdestarie në të gjitha zonat kritike meqëllim vëzhgimin e situatës nga afër si dhe mundësinë e intervenimit sa më të shpejtë në rast të nevojës. Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të hartojnë strategji dhe plan aksional për pastrimin e digave dhe stretërve të lumenjve në komunën e Tetovës, me qëllim parandalimin e paraqitjes së vërshimeve në raste kur kemi të reshura të konsiderueshme. Njoftohen të gjithë qytetarët që në rast nevojë apo rreziku mbi jetën dhe pronën e tyre, të paraqiten në numrin emergjent 193 (NJTKZ) i cili është në shërbim të tyre 24 orë në ditë”, thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button