30 vite nga themelimi i partisë së parë shqiptare PPD, ishte shëmbëlltyra e shqiptarëve të Maqedonisë 

U mbushën 30-të vite nga themelimi i partisë së parë shqiptare në Maqedoni (sot, RMV)- Partia e Prosperitetit Demokratik. Shqiptarët në vitet e “90-ta, përmes organizimit politik kishin për qëllim të ngritet ndërgjegjësimi i një rezistence legale për barazinë e shqiptarëve me komunitetin maqedonas, ose siç e quanin ata, për barabarsinë e shqiptarëve në trojet e veta. Si dhe për të mbështetur kërkesën e shqiptarëve të Maqedonisë, për t’u njohur si element shtetëformues, shkruan Portalb.mk.

Në bazë të kërkesave të tyre qëndronte arsyetimi i bazuar në të drejtën për vetëvendosje, por edhe në të drejtën ndërkombëtare. Rëndësia e kësaj partie, vështirësitë, vullneti, motivimi që permes organizimit politik të avancojnë shqiptarët, në të gjitha sferat e jetës, veçmas në fushën e arsimit, si prioritet për ruajtjen e gjuhës dhe etnitetit shqiptar. Zgjedhjet e para parlamentare me kandidatët shqiptarë nga PPD-ja, u kuptuan ndërshqiptarët si moment i kthimit të shpresës se shqiptarët në Maqedoni me përfaqësuesit e vet politik do të jenë të zotë të vetëvetes.

Tubimi në Tetovë, 1992

Më shumë se një dekadë doli në skenën politike, kjo parti.  Po, pse u shua dhe nuk u ruajt ky kod i besës të një kulture politike, pse nuk u kultivua ky fillim i mbarë?

Sipas Mahi Nesimit, për Portalb.mk thotë se prej vitit 1994- 96, filloi edhe zhgënjimi.  Ku edhe është zhgënjim i të gjithë atyre shqiptarëve që vlerat demokratike i kanë barazuar me vlerat e përbashkëta të kombit shqiptar.

Mahi Nesimi

“Janë të shumta problemet që u ballafaqua PPD, në rrugëtimin e saj për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, në të gjitha sferat e jetës. U ballafaqua me nacionalizmin tepër të vrazhdë, të partive politike maqedonase, veçmas të VMRO-DPMNE-së, për të mos harruar që në 12 nëntor, të vitit 1990, në rrethin e parë të zgjedhjeve parlamantare, ku në Tetovë u mbajt një tubim nga pala maqedonase, Lupço Georgevski i nxorri “shpatat” dhe “hanxharet”, për shqiptarët”, tha për Portalb, Mahi Nesimi, sektretar i atëhershëm i PPD-së.
Mirëpo, sipas tij, duke patur parasysh bashkimin e kokave shqiptare në këtë parti, disa oponent të jashtëm dhe të brendshëm kërkonin qasje më të thellë, për përfitime të interesave të veta me mendimin se politika do t’i përmbush interesat e tyre. Kjo ka qenë edhe periudha më e vështirë e kësaj partie, ku edhe nuk u përkrah  nga aktorët politik të Shqipërisë, në krye me Sali Berishën, potencoi Nesimi. “Struktura të ndryshme sekrete, por edhe shtetërore, por edhe subjekte ndërkombëtare e shikonin si më të leverdishme që përpjekjen e angazhimit të PPD, respektivisht të shqiptarëve, për ta frenuar  me qëllim eskalimin e ndonjë konflikti të armatosur, i cili do të ishte shumë i dëmshëm, për atë kohë për  Maqedoninë edhe Kosovën”, tha Nesimi.

Lideri i PPD-së, Abdurrahman Aliti dhe Fadil Sulejmani

Ai shton se veprimtaria e PPD-së nuk u kuptua nga shumë kush, por edhe nga qarqet ndërkombëtare, për arsy se deklaratat e PPD-së, u keqinterpretuan, si pasojë e kësaj filloi edhe përçarja e kësaj partie.

Por, PPD- edhe pse ka shuar veprimtarinë , sipas Nesimit, ajo sot ka mbetur për popullatën shqiptare si njëndër partitë për emancipimin e të drejtave të shqiptarëve, në krye me stafin kualitativ dhe profesional, që ka mbart në vete.

Faton Aliti

Nga Prosperiteti rinor i atëhershëm, Faton Aliti, thotë për Portalb.mk se  puna e gjithë secilit nga strukturat më të larta deri te prosperiteti rinor, përveç të tjerave, ka qenë barazia e plotë e shqiptarëve edhe në institucionet shtetërore.

“Esenca e politikës së PPD-së gjithmonë ka qenë “institucionalisht drejt barazisë së plotë”.

Kuptohet, kjo qasje gjithnjë është më e ngadalshne në prodhim të rezultateve, posaçërisht nëse ndeshesh me politikë që ka bindje të supremacionit nacional, por ato janë më të qëndrueshme dhe më të kompletuara si zgjidhje”, tha për portalb, Faton Aliti nga Prosperiti rinor.

Sipas Alitit, në kohët e sotme, pas të gjitha turbullirave politike në Maqedoni, janë ata dëshmitarë se qasja e PPD-së ndaj avansimit të shoqërisë në përgjithësi, dhe të shqiptarëve në veçanti, është përvetësuar nga pothuajse të gjitha partitë politike, përfshi këtu edhe disa maqedonase thënë kushtimisht.

Kjo, për Alitin është ngadhënjim i filozofisë  politike të PPD-së, duke patur parasysh se edhe kritikuesit më të mëdhenj të kësaj filozofie nga vitet e 90-ta, por edhe më pas, sot janë fiks në atë vijë.

Kjo, nënkupton se, misionin e Partisë për Prosperitetit Demokratik e ndjekin edhe partite tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

PPD
PPD

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button