Armenët tregohen josportivë pas ndeshjes

Kombëtarja e Armenisë e ka bërë një veprim josportiv pas ndeshjes ndaj Shqipërisë, duke mos i lënë kuqezinjtë t’a presin rrjetën e golit.
Zakonisht në finale dhe triumfe të mëdha, fituesit e ndeshjes e presin rrjetën, pasi ajo konsiderohet si një trofe që u rezervohet triumfuesve.
Gjithsesi, kjo nuk ndodhi pas ndeshjes kundër Armenisë. Disa nga lojtarët u drejtuan drejt portave të fushës, për të prerë rrjetën.
Por, ata u ndalën nga autoritetet vendase me pretekstin se ata nuk kishin leje për atë veprim.

Lajme të ngjashme

Back to top button