De Biasi: Është koha për festë

Tekniku i kombëtares, Gianni De Biasi, është shfaqur shumë i lumtur pas ndeshjes në Armeni, i intervistuar nga Supersporti.

“Lumturi e madhe, e jashtëzakonshme. Nuk ka qenë aspak e thjeshtë, por dua të kujtoj letrën pas ndeshjen me Gjeorgjinë, ku thashë se nëse punonim shumë dhe të bashkuar, do t’ia dilnim. Atëherë ndoshta qeshën shumë njerëz, por tani ia dolëm. Mendoj e bëmë diçka të rëndësishme, nuk ishte e lehtë në Armeni, sidomos pas humbjes kundër Serbisë. Me Armeninë e nisëm me emocione, por pak nga pak e gjetëm ritmin. U thashë djemve para ndeshjes që kishin bërë gjëra të jashtëzakonshme, që nuk mund të fshiheshin nga dy humbje në shtesë, ndaj në Armeni duhej të luanin me kokën lart dhe me besim me fitore. Besoj se ka hapësira përmirësimi, nuk mund të ndalemi me kaq, duhet të punojmë që të vazhdojmë rritjen. Objektivi i parë u arrit, treguam se një vend i vogël me shumë punë e seriozitet mund t’ia dalë mbanë. Tani nuk mendojmë për Francën, por vetëm për të festuar në këtë moment. Fitorja i kushtohet familjes sime dhe gjithë shqiptarëve”, ka thënë De Biasi pas ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button