De Biasi e ndërron formacionin ndaj Armenisë

Gianni De Biasi është penduar dhe ka ndryshuar. Selektori i Shqipërisë do të tentoi ta dërgoi Shqipërinë në Evropian me një formacion ndryshe. De Biasi ka në plan që nesër të ketë formacion më sulmues në ndeshjen ndaj Armenisë.

Sipas të gjitha gjasave në sulm do të filloi me dy sulmues, Cikalleshi dhe Gashi të ndihmuar nga dy krahët e mesfushës, Lenjani dhe Odise Roshi.

Në mesfushë Basha pritet të jetë në partneritet me Xhakën, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes pritet të startoi Naser Aliji në vend të Ansi Agollit./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button