Kosova nis udhëtimin për në BE

Me nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizimin Asociimit, Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nisur një kapitull të ri, që si epilog, do të duhej të kishte anëtarësimin e vendit tonë në BE. Procesi i anëtarësimit, është vlerësuar edhe njëherë se do të jetë i gjatë e sfidues.

Por, megjithatë, dita e hënë, kur nisën këto negociata, nga kryeministri Hashim Thaçi u cilësuan si historike, kurse nga Bashkimi Evropian si një kapitull i ri. Në hapje të takimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe delegacionit të Komisionit Evropian, të mbajtur në Prishtinë, kryeministri Thaçi ka thënë se hapja e negociatave për MSA-në është meritë e të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe partive politike të Kosovës.

“Sot është një ditë historike, sepse po fillon një kapitull i ri në procesin integrues të vendit tonë dhe po fillon një proces i ri i cili ndodh njëherë në historinë e çdo shteti, pra edhe në historinë e Kosovës”. /Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button