Kumanova sonte në heshtje do të bërtet kuqezi

Për shkak rrethit shumë etnik në sheshin e Kumanovës, apo më konkretisht në lokalitetin e a.q “Garnizon”, Sektori publik për punë të brendshme në Kumanovë ka marrë masa preventive për ta ndaluar ndonjë incident eventual ndëretnik, gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, raporton Poralb.

Policia ka ndaluar organizimin masiv të tifozëve kuqezi në Kumanovë.

“Na kanë revoltuar masat e ndërmarra nga SPB, mirëpo kjo nuk do të na ndalojë të festojmë edhe sonte ashtu siç na ka hije, në heshtje do të bërtasim kuqezi”, tha një tifoz.

Pothuajse të gjitha ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë tifo grupi “Ilirët” i ka organizuar në po të njëjtin lokal pa asnjë incident.

Lajme të ngjashme

Back to top button