Zyrtare, Uefa dënon Shqipërinë
20 mijë euro gjobë. Është ky ndëshkimi i parë nga Uefa në një Europian për Shqipërinë. Federatës Shqiptare të Futbollit i është komunikuar nga organizmi Europian i futbollit se është ndëshkuar me këtë masë financiare në lidhje me procedimin e hapur për ndeshjen me Rumaninë, për shkak të hedhjes së një fishekzjarri nga sektori i tifozëve shqiptarë në fushën e lojës, transmeton Supersport.